Lajme

Prokurori i rastit jep detaje: Përveç katër të vdekurve, janë edhe dy të lënduar rëndë

Pamje nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime, ku katër persona mbetën të vdekur

Një aksident i rëndë dhe me fatalitet ka ndodhur në dalje të Shtimës, ku kanë gjetur vdekjen katër persona.

Nga aksidenti tragjik rrugor në hyrje të Shtimes ku janë përfshirë tri vetura, kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë.

Lexo edhe:
Katër të vdekur nga një aksident në rrugën Ferizaj – Shtime (FOTO-VIDEO)

Prokurori i rastit thotë se na aksident janë përfshirë dy vetura derisa vetura e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek.

“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë, derisa vetura e tretë duke tentuar të shmangur përplasjen ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit, Besnik Nuredini për RTV Dukagjini.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se njëri nga viktimat është 21-vjeçar tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçarë.

Ndërsa Drejtori i Spitalit të Ferizajt ka thënë se të mbijetuarit janë një grua shtatzënë dhe burri i saj, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Ai tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer.

/Shqip.com