Sport Shqiptar

E ardhmja e Kumbullës mund të jetë jashtë Italisë

NAPLES, ITALY - OCTOBER 19: Marash Kumbulla of Hellas Verona during the Serie A match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo on October 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Marash Kumbulla u transferua në janar në formë huazimi nga Roma te Sassuolo, me shpresën që mbrojtësi i Kombëtares të fitojë minuta në këmbë, pas atij dëmtimi që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Gjithsesi, te ekipi nga Reggio Emilia deri më tani, ai është impenjuar në vetëm 4 takime, ndërsa për të luajtur si titullar iu desh të priste 1 vit.

Ndërmjetësi Lucas Carminitana, foli për të ardhmen e Kumbullës, në një intervistë të dhënë së fundmi për TV Play.

“Në ditën e fundit të afatit kalimtar kishte një interes të fortë nga Hamburgu për Marash Kumbullën. Për fat të keq ai nuk po luan shumë, por ai vazhdon të tërheqë interes në Gjermani, mes skuadrave nën-mesataren në Bundesliga dhe Bundesliga 2. E ardhmja te Roma? Gjithçka varet nga De Rossi. Mendoj se ka shanse që ai të shkojë jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani”, shtoi Carminitana.

Kumbulla është një alternativë për Sylvinhon për listën e Europianit, por ajo që nuk premton shumë është forma fizike, duke marrë parasysh faktin se vjen nga një periudhë e veshtirë.

/Shqip.com