Rozë

Dafina Zeqiri zbulon veprimin që e ‘bezdis’ më së shumti nga Dj Geek

Dafina dhe Dj Geek shpesh komentohen për romancën e tyre e cila nisi pak vite më parë.

Daffy e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale përmes një video në Instagram ka treguar veprimin që e bezdis nga i dashuri.

Këngëtarja tregon se Geek e ndërpret sa herë ajo flet, gjë që mesa duket është ‘bezdisëse’ për Dafinën por ajo prapë se prapë e dashuron partnerin e saj.

“Më vjen keq, nuk më vjen keq, të dua”- shkroi artistja krahas videos.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. /Shqip.com