Lajme

Bislimi: Vendimi për reciprocitetin e targave nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Brukselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendimi për reciprocitet me targat për automjetet serbe nuk ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:
Vuçiq: Nëse ekzistojnë marrëveshjet e Brukselit, le të formohet Asociacioni

Në raportimin para Komisionit për Integrime Evropiane, Bislimi tha se kjo Marrëveshje ka skaduar më 15 shtator dhe se vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës.

Sipas tij, qasja e tillë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është e gabuar dhe konfirmim i manipulimit.

Lexo edhe:
Pas tensioneve në Bërnjak, Policia qetëson situatën

“Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit, pasi ajo marrëveshje ka skadu me 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës. Është gabim dhe konfirmimi i asaj që po mundohet të manipuloj edhe Vuçiqi se ky vendim ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.

Tutje, Bislimi ka folur edhe për temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë, ku sipas tij kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por nga Azerbajxhani dhe Rusia.

”Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë gazi është nga Azerbajxhani dhe Rusia, është budallakët të thuhet se gazi që është nga Greqia dhe përmes Maqedonisë së Veriut është nga Amerika”, shtoi tutje ai.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që çdo veturë që hyn nga Serbia, duhet t’i ndërroj targat me ato të Kosovës.

Lexo edhe:
Sveçla: Nuk presim përshkallëzim të situatës në veri

Si shenjë revolte për këtë, banorët serbë në komunat veriore të Kosovës kanë bllokuar rrugët që çojnë deri në Pikat Kufitare.

Kurse, për të mbikëqyrur gjendjen e krijuar në këto pika, janë pozicionuar Njësitet Speciale të Kosovës./Shqip.com