Lajme

Sveçla: Nuk presim përshkallëzim të situatës në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nuk pret një përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, pas protestës së banorëve serbë, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:
Policia: Protestuesit në Jarinje e Bërnjak kanë vendosur zhavorr

Sveçla u shpreh se protestat janë organizuar nga strukturat serbe dhe këmbëngul se vendimi për reciprocitetin me targat është i ligjshëm dhe i drejtë, e që sipas tij, cilido që e vë në diskutim këtë, do të vinte në dyshim sovranitetin e Kosovës.

Lexo edhe:
Kurti: T’i heqim të dyja shtetet targat e përkohshme

“Ne nuk presim një përshkallëzim. Duket se nuk ka një energji të theksuar nga strukturat paralele për të përshkallëzuar situatën. Ne jemi të vendosur që ligjshmëria të zbatohet në këtë çështje, duke zbatuar ligjin t’iu shërbejmë edhe qytetarëve atje. Çfarë bën Serbia që prej çlirimit të Kosovës është që lufton shtetësinë e Kosovës. Çdo vendim i saj nuk është befasi për ne. Jemi të vendosur që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Jemi të gatshëm për marrëdhënie fqinjësore me të gjithë ata fqinjë të cilët janë konstruktivë në raportet e ndërsjella”, tha ai për A2CNN.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë, sipas të cilit, çdo veturë që hyn në Kosovë duhe t’i ndërroj targat e veturave me ato të përkohshme të Kosovës.

Lexo edhe:
Vuçiq: Kërkojmë të hiqen trupat në veri të Kosovës dhe të bisedojmë

Si shenjë revolte për këtë, banorët serbë në komunat veriore të Kosovës kanë bllokuar rrugët, duke mos lënë kështu që most ë kalojë askush.

Për të mbikëqyrur situatën, aty janë pozicionuar Njësitet Speciale të Kosovës, që po qëndrojnë aty nga e hëna./Shqip.com