Lajme

Dita e pestë e protestës! Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, policia qëllon me plumba gome. Ndërhyn edhe ambulanca

Sot mbahet dita e pestë të protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.

Vëmendja është përqendruar sërish te Ministria e Arsimit, aty ku protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre, ndërsa pritet që në këtë mobilizim t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.

Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, disa protestues kanë dalë para kamerave duke treguar disa objekte që janë plumba gome të përdorur nga policia gjatë përplasjeve.

Protestuesit kanë shfaqur para kamerave objektet që plumba gome të përdorur nga efektivët gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës.

Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.

Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.

Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.

/Shqip.com