Protestuesit plaçkitin thyejnë dhe plaçkitin bizneset/ Gazetari paralajmëron: Kujdes, grabitja e bankave ju dënon deri 20 vite burg
Nga Elton Qyno
Në 7 ditë protestë studentore dhe gjimnazistë, ajo që ka rënë në sy është mungesa në bulevard apo rrugëve të Tiranës, të atyre vajzave me flamingo polisteroli ngjyrë pink që u binin daulles.
Për më shumë se 100 ditë, ato vajza i ranë daulleve dhe tundën flamingot polisterol në shesh, duke u bërë simbol i protestave apo qoftë dhe revulucionit qytetar “Flamingo”, i cili në fakt lindi nga ata tyçat me muskuj që kontraktoi Kastrati në Zvërnec.
Që kur tyçat treguan muskujt dhe tërhoqën banorët zvarë, vendi nuk ka gjetur qetësi deri më tani. Por nëse je në teren shikon që protesta ka mbivendosur protestën, ku sheshi është zaptuar dhe kontrollohet nga studentë dhe të rinj gjimnazistë.
“Flamingut” janë shpërndarë dhe nuk dihet më se ku janë futur. Një forcë e re ka marë teritorin.
Nuk ka më vajza me Flamingo apo qofte dhe ata të tjerët që kontrollonin foninë e zërit.
Këta nuk janë më dhe skanë asgjë në këtë protestë, as gurët, as fishekzjaret, as foninë, gjeneratorët, shkallët e podiumit dhe as maskat.
Këta janë zhvendosur dhe mbivendosur nga student dhe të rinj, që nuk duan më fjalime dhe shëtitje në Tiranë.
Pastaj, fatkeqësi e kësaj proteste 7 ditore është fakti se brenda studentëve dhe gjimnazistëve, ka çeta të mirëorganizuara me 4-5 persona që vetëm duan të vjedhin, të kapin ndonjë “plaçkë” dhe jo të protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën dhe sistemin e tij.
Hajdutë, që u sulën bankave dhe dyqaneve të telefonit me leva hekuri, tabela sinjalistike e ç’të kenë në duar.
Ky është krim dhe jo protestë. Sulmi dhe vjedhja e bankave parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.
Ndaj që kushdo që do vijë në pushtet, askush nuk ka për t’ju amnistuar dhe mbrojtur nesër.
Vetëm një personi A.Thaçi nga Mamurasi të arrestuar nga policia për rastin e thyerjes dhe vjedhjes së bankës “Raiffaizen” tek rruga e Kavajës, ju gjetën në trup 46 karta bankomati së bashku me kodet e tyre, që ishin bërë gati për t’ju thënë klientëve.
Kam parë të rinj, që kanë thyer dyqane telefoni dhe bizhuteri, duke dalë prej andej me 4-5 kuti telefonash apo varëse floriri në duart.
Kjo nuk arriti të ndodhë as në ngjarjen më të rëndë që unë kam ndjekur, siç është rasti i 21 janarit 2011.
Kam menduar se dalja në rrugë në mes të ditës të maskave të hajdutëve, ishte një kohë që kishte përfunduar.
Rama të lerë mënjanë muskujt, por ti japë zgjidhje politike vendit duke u larguar.
Boll ecëm me idenë se: ”…po iku Rama, kush do vijë…s’kemi kush të na qeverisë…”.
Se nëse shtrohet problemi politik kështu, atëherë i bie të pyesësh “…ore po ja vdes Rama nesër…?”.
Çfarë do bëjmë do vrasim veten se vdiq kryeministri dhe s’kemi kush të na drejtojë apo do ulemi dhe të zgjedhim një tjetër.
©Shqip.com