Lajme

Begaj përshëndet marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë

Bajram Begaj president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se kjo do të lehtësoj udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë në interesin e të gjithë qytetarëve.

“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve”, shkroi Begaj.

Tutje, Begaj tha se ka vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirënjohje për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:
Meta: I mirëpritur dhe pozitiv lajmi për marrëveshjen për dokumente personale mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se është i mirëpritur dhe pozitiv lajmi për arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se uron që ky zhvillim të çojë dialogun në një nivel të ri.

Lajçak përshëndet marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente personale

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Lexo edhe:

Von Cramon: Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes për targat

Ndërsa, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime.

Përmes një reagimi në Twitter ajo është shprehur se shpresoj që zbatimi i shpejtë do të dërgojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave.

Lexo edhe:

Lexo edhe:
Osmani: Reciprocitet e barazi, do vazhdojmë angazhimin në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë reciprocitet dhe barazi si dhe do të vazhdojnë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Lexo edhe:
Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është reciprociteti.

Haxhiu: Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu  ka thënë se reciprociteti është parimi që e bënë një vend normal.

Lexo edhe:

Grenell: Kurti arriti marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite më pare

Ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë, Richard Grenell ka thënë se Kurti ka arritur marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite me parë.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Borrell tha se serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre.

Sipas tij, BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane./Shqip.com