Rozë

A do të bashkëpunonte Ronela Hajati me Noizyn?Ja si përgjigjet ajo

Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati, është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo përmes një pyetësori në  rrjetin social “Instagram”, u është përgjigjur virtualisht pyetjeve të disa prej ndjekësve.

Njëri prej  tyre ka shprehur dëshirën për bashkëpunimin e saj me reperin Noizy.

“Një bashkëpunim me Noizyn a ke dëshirë me realizuar,”-ka shkruan ndjekësi, ndersa në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, këngëtarja ka treguar se nuk do t’i thonte jo një ftese nga reperi.

“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo. E vlerësoj punën e çdo artisti këtu. Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë. Kështu që big up atyre që i rezistojnë tregut,”-ka shkruar Ronela.

Ronela, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” këtë vit.