Lajme

Familjari nxënëses që vdiq nga sulmi në Gllogjan: Çdo minutë i humbur që nuk marrim informata për ne është i rëndë

Familjari i nxënëses së vdekur në Gllogjan.

“Çdo minutë i humbur që nuk marrim informata për ne është i rëndë, derisa të zbulohet se kush e ka bërë ne jemi të tronditur kur zbulohet personi në fjalë”.

Kështu është deklaruar familjari i nxënëses, Genta Mustafaj, e cila mbeti e vdekur të premten në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, përcjell Shqip.com.

Vrasja në Deçan.

Ai e ka treguar ngjarjen duke thënë se sulmi është bërë nga një person me maskë i cili gjendet ende në arrati.

“Thotë që ka dal një njëri me maske me kapele me kallashnikov. Personi ka ik me qetësi. Lendi ka thirr babin e vet dhe kur ka shku ky…, ka qenë një masakër, tmerr, fëmija të tronditur”, tha ai për Klan Kosova, teksa  përshkruante ngjarjen se si ka ndodhur.

Lexo edhe:
Policia për vrasjen në Deçan: Dyshohet se është kryer me kallashnikov

Tutje, ai thotë se të gjithë nxënësit që kanë qenë në autobus, kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të traumave nga rasti.

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës, kurse një tjetër është plagosur.

Gjendja shëndetësore e nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti të bashkëpunojnë me institucionet relevante./SHQIP.com