Lajme

Ramosaj për vrasjen në Deçan: Lus qytetarët që nëse kanë informacione të bashkëpunojnë me institucionet

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë thirrje nga qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion rreth vrasjes në Gllogjan të kësaj komune, të bashkëpunojnë me institucionet relevante, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:
Policia për vrasjen në Deçan: Dyshohet se është kryer me kallashnikov

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj theksoi se është një mëngjes i trishtë për Deçanin pas sulmit që ndodhi mbrëmjen e së premtes ku mbetën të vdekur tre persona.

Vrasja në Deçan.

“Mëngjes i trishtë për Deçanin, e tërë kombin tonë, pas sulmit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, ku humbën jetën dy nxënës, Genta Mustafaj e Ledian Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj, ku mbeti i plagosur edhe nxënësi Fliant Turkaj nga Dubrava e Deçanit.

Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit , një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës, kurse një  tjetër është plagosur.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”./SHQIP.com