Lajme

Policia për vrasjen në Deçan: Dyshohet se është kryer me kallashnikov

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet që sulmi ndaj autobusit ku mbetën të vrarë tre persona në Gllogjan, është kryer me “kallashnikov AK-47”, përcjell Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, PK bëri të ditur se shoferi i  autobusit ka pësuar lëndime vdekje-prurëse dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vrasja në Deçan.

Kurse, dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kanë ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse një i plagosur është duke u trajtuar  edhe më tej në Spital.

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit,  viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:
Mediat ndërkombëtare raportojnë për vrasjen në Deçan

Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, PK ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në Gllogjan të Deçanit gjendet ende në arrati./SHQIP.com