Lajme

I plagosuri në Gllogjan është në gjendje stabile

Vrasja në Deçan.

Gjendja shëndetësore e nxënësit i cili mbet i plagosur pas sulmit ndaj një autobusi të premten mbrëma në Gllogjan, është stabile.

I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Lexo edhe:
Gjyshi i njërit nga të plagosurit në Deçan: Nuk kemi dyshime, si mund të kemi kur gjuhet një nxënës

Kështu ka bërë të ditur Naim Sahiti, zyrtar për informim në Spitalin e Pejës.

“Pacienti mbrëmë në orët e vona të natës është operuar, ku i është larguar një plumb nga trupi. Plumbin e kishte në këmbë. Gjendja e tij shëndetësore është stabile për momentin dhe po vazhdon të rikuperohet pas operimit”, ka thënë Sahiti përr Shqip.com.

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës, kurse një  tjetër është plagosur.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti të bashkëpunojnë me institucionet relevante./SHQIP.com