Rozë

Romeo Veshaj pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’?

Romeo Veshaj po vazhdon që të komentohet në media.

Ai emër dhe bujë më të madhe bëri gjatë kohës sa vëllai i tij ishte në Big Brother Albania 1.

Së fundmi ka zëra që thonë se aktori dhe moderatori mund të jetë së shpejti banor i “Big Brother VIP 2”.

Sipas “Kryefjala.com”, Romeo ka zhvilluar disa takime me produksionin por ende nuk ka arritur në një vendim përfundimtar. Po e njëjta media shkruan se njerëzit pranë tij e kanë këshilluar mos të hyjë sepse Luizi ka shkuar shumë larg me lojën.

Se si qëndron e vërteta mbetet për tu parë.

/Shqip.com