Lajme Botë

24% e azilkërkuesve për herë të parë në BE ishin fëmijë nën 18 vjeç

Qendër pranimi e azilkërkuesve në ish-aeroportin Tegel, Berlin
Qendër pranimi e azilkërkuesve në ish-aeroportin Tegel, Berlin

Sipas Eurosat në vitin 2023, 24% e azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Evropian ishin fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Në vitin 2023 kishte 254.900 fëmijë që aplikuan për herë të parë për azil në vendet e BE-së.

Gjithashtu midis këtyre fëmijëve, 17% ishin të mitur të pashoqëruar, që përkon me 4.1% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë.

Kombësitë më të përfaqësuara të azilkërkuesve të mitur të pashoqëruar në BE ishin sirianë (31.6%) dhe afgane (30.1%).

Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë u regjistrua në Austri (34.7%), Luksemburg (34.4%) dhe Hungari (33.3%).

Ndërsa përqindja më e lartë e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë është regjistruar në Bullgari (17.2%), Holandë (15.2%) dhe Austri (9.1%). 44% e azilkërkuesve të mitur për herë të parë vinin nga Azia, 20.2% nga vendet evropiane (jo anëtare të BE-së), 19.8% nga vendet afrikane dhe 14.4% nga vendet e Amerikës.

Në vitin 2023, vendet e BE-së i dhanë statusin e mbrojtjes 120,915 azilkërkuesve të mitur.

/Shqip.com