Lajme

Erion Veliaj mbërrin në SPAK, i thirrur nga Prokuroria për inceneratorin e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj sapo ka mbërritur në ambientet e SPAK. Burime për Shqip.com bëjnë të ditur se Veliaj është thirrur për çështjen e incenerarorit të Tiranës.

Në momentin e mbërritjes, para godinës kanë qenë edhe disa mbështetës të opozitës, mes të cilëve edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Kërkesave të qytetarëve ai iu përgjigj me “Kërkojani Fahriut”.

Ndërkohë, dëgjohet një nga qytetaret e cila thërret: “Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.

Vetë kryebashkiaku Veliaj deklaroi pak ditë më parë se do të paraqitej vullnetarisht në prokurorinë e posaçme për të dorëzuar disa dosje dhe informacione.

/Shqip.com