Lajme

Molliqaj paralajmëron protesta

Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Molliqaj ka paralajmëruar protesta në rast se Kurti e pranon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur. Plani dhe asociacioni u pranuan, kryeministër cila është dita e nënshkrimit? Tregoje datën.Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont”, ka thënë Molliqaj.

Lexo edhe:
Kurti: Asociaconi pjesë e marrëveshje finale vetëm nëse Serbia fillimisht e njeh Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale por duhen plotësuar disa kushte.

Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfarëdo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen. Asociacioni mund te jete pjesë e marrëveshjes finale vetëm pasnjohjes finale te Kosovës. Letra e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti në Kuvend.

/Shqip.com