Lajme

Kurti: Asociaconi pjesë e marrëveshje finale vetëm nëse Serbia fillimisht e njeh Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale por duhen plotësuar disa kushte.

Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.

“Asociacioni duhet të jetë në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të kete reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfaredo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen.Asociacioni mund te jete pjesë e marrveshjes finale vetem pasnjohjes finale te Kosoves.Letra e derguara pesë shteteve per mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti në Kuvend

Sipas Kurtit, këto janë kushtet për pranimin e Asociacionit:

Asociacioni i komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013).

/Shqip.com