Lajme Ballkan

Mitsotakis ultimatum Shkupit: Duhet të përdorni vetëm emrin Maqedonia e Veriut, përndryshe…

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri grek

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha një intervistë tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit. Kreu i qeverisë iu referua çështjes së Maqedonisë së Veriut, duke folur për shembuj negativ pas deklaratave nga qeveria e re.

“Dua t’i dërgoj një mesazh paralajmërues qeverisë së re, të respektojë dispozitën qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë emrin e Maqedonisë së Veriut, përndryshe do të krijojë probleme jo vetëm në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe mes Evropës dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ai, duke kujtuar deklaratat Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.

“Ne nuk do t’i ratifikojmë memorandumet,” tha ai, duke thënë se qeveria e kishte parë prej kohësh retorikën e VMRO-së. “Më duket e paimagjinueshme sikur të vijë tani SYRIZA” dhe të flasin për memorandumet. Së dyti, që Maqedonia e Veriut të ketë perspektivë evropiane, duhet të ketë respektim të plotë me Marrëveshjen e Prespës“, deklaroi ai.

Retorikat mes Shkupit dhe Athinës u rikthyen pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE në zgjedhjet e 8 majit. Presidentja e re e RMV, Siljanovska iu drejtua vendit të saj si Maqedoni, gjë që solli reagimin e ambasadores greke në Shkup e cila bojkotoi ceremoninë e betimit. Ndërsa nga Greqia dhe BE-ja erdhën deklarata të forta duke dënuar qëndrimet që cenojnë marrëveshjen e Prespës.

/Shqip.com