Sport Ndërkombëtar

“Zonja e vjetër” mposhtet edhe nga Monza

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

Juventusi po kalon në krizë të rezultateve pozitive.

Skuadra nga Torino është mposhtur në udhëtim te Monza – me rezultat 1-0.

Ani pse mysafirët ishin favoritë në letër – gjërat nuk shkuan fare sipas planeve të tyre.

Pas 40 minutave lojë – bardhezinjtë mbetën me një futbollist më pak në fushën e gjelbër – sepse, Angel Di Maria u ndëshkua me karton të kuq.

Epërsinë numërike – vendasit e shfrytëzuan dhe realizuan në minutën e 74-të – me anë të Christian Gytkjær.

Ky goli të jetë edhe goli i vetëm në këtë takim.

Për Monzan – kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të Series A – dhe gjendet në pozitën e 18-të të Series A – me vetëm katër pikë të grumbullluara.

Në anën tjetër – Juve mbetet në pozitën e tetë – me dhjetë pikë./Shqip.com