Sport Shqiptar

Zhegrova zgjedhet lojtari i javës në Ligën e Zvicrës

Edon Zhegrova

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dytë në Superligën zvicrane, shkruan Shqip.com

Skuadra e Zhegrovës, Basel fitoi me rezultat të thellë 6-1 kundër Sionit, në kuadër të javës së dytë në Superligën zvicrane.

Golat për Baselin i shënuan: Pajtim Kasami, Sergio Lopez, Comert, Esposito, Cabral dhe Edon Zhegrova.

Pasi shkëlqeu në ndeshjen kundër Sion, 22-vjeçari është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dytë në Superligën e Zvicrës.

Me një gol dhe dy asistime ai ishte lojtari kyç i kësaj ndeshje.

Lajmin e ka publikuar vetë faqja zyrtare e Ligës së Zvicrës, ku edhe është bërë e ditur se është zgjedhur lojtari më i mirë i javës./Shqip.com