Lajme

UEFA nuk fal Serbinë, i dënon para sfidës me Shqipërinë, do të luajnë pa tifozë

UEFA, nëpërmjet një vendimi të marrë përpara shortit të kualifikueseve të Kupës së Botës, ka bërë me dije se Serbia është e detyruar të mbyllë pjesë të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme që do të luajë në shtëpi. Sipas asaj që shkruhet, motivi janë thirrjet raciste dhe diskriminuese, në takimin kundër Zvicrës më 15 nëntor dhe ndaj Danimarkës në Nations League.

Federata serbe, gjithashtu është gjobitur me një shifër që shkon diku tek 173 mijë euro. Kujtojmë se kjo përfaqësuese do të përballet me Shqipërinë, në kualifikueset e Kupës së Botës.

/Shqip.com