Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për… Serbinë
Publikuar:
(24.03.2025 22:57:26)

Kombëtarja shqiptare regjistroi fitoren e parë në eliminatoret e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës.
Në stadiumin “Arena Kombëtare”, vendosi dopieta e shënuar nga Rey Manaj në pjesën e parë dhe goli i shënuar nga Myrto Uzuni në fund të takimit.
Pjesa tjetër e ndeshjes foli për Shqipërinë, që ishte dominuese, duke kërkuar me ngulm golin e tretë, por pa sukses.
Shqipëria merr vendin e dytë në grup me 3 pikë, pas Anglisë kryesuese. Pjesë e grupit K, janë edhe Serbia, Letonia dhe Andorra.
/Shqip.com