Formacionet zyrtare të ndeshjes kualifikuese të Botërorit, Sylvinho me ndryshime ndaj Andorrës
Publikuar:
(24.03.2025 19:33:16)

Shqipëria pret Andorrën në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjve nuk u lejohen hapat fals, pas disfatës së pësuar në Angli.
Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për formacionet zyrtare. Ashtu siç pritej, trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime, në përbërjen e 11-shes titullare.
Shqipëria, në kualifikueset e Botërorit, është në një grup me ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.
/Shqip.com