Protesta! Bojkotuan ndeshjen dhe u rikthyen pas 15 minutash, çfarë ndodhi me Tifozët Kuqezi në stadium
Publikuar:
(24.03.2025 21:49:02)

Sfida e dytë kualifikuese e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës nisi me një bojkot nga ana e Tifozëve Kuqezi.
Pas këndimit të himnit kombëtar, ata vendosën të braktisnin tribunën pas porte, duke boshatisur stadiumin në një ndeshje të rëndësishme.
Megjithatë, ata u rikthyen në stadium pas golit të parë të Rei Manajt.
Kjo ishte një shenjë proteste nga ana e Tifozëve Kuqezi ndaj Federatës, për ndalimin e shitjeve të biletave për tifogrupet.
/Shqip.com