Rozë

Zbulohet misioni, Elsa Lila largohet nga “Ferma VIP”

Elsa Lila mbyll rrugëtimin në “Ferma VIP”.

Ajo nuk ka qenë fermere, por ka hyrë me mision nga Agai për të prishur rehatinë e pjesës tjetër. Fermerët panë një klip dhe zbuluan rolin e këngëtares për gjatë gjithë këtyre ditëve në fermë.

“Elsa ka qenë e infiltruara e Agait. Ajo ka pasur një mision që në ditën e parë që ka hyrë në fermë”, komunikoi Fjoralba Ponari.

“Më falni shumë për të gjitha gjërat që ju kam bërë. Ju kërkoi ndjesë për gjithë misionet që Agai më ka dhenë, dhe shumë prej tyre nuk i kam bërë nga afeksioni që krijova me ju. Kam kaluar muaj fantastik, por ka ardhur momenti që të ndahemi. E vetmja gjë që më ngushëllon është sepse jemi drejt fundit, edhe shumë shpejt do takohemi jashtë”, tha Elsa.

Të gjithë fermerët, janë prekur dhe përlotur për largimin e Elsa Lilës nga “Ferma VIP”.

Këngëtarja ka përshëndetur të gjithë fermerët, por me Renisin ka pasur një raport më të afërt.

Po ashtu, përjetimin më të madh e ka ndjerë Çiljeta, “krushka” e Elsës, e cila nuk e pranonte dot lehtë largimin e saj.

“A mund ti thoni Agait të rrijë edhe disa ditë për mua këtu, sa të mësohem? Me kë të rri unë tani? Rrugëtimi im këtu ka qenë shumë e bukur, por gjëja më e bukur këtu ka qenë Elsa dhe uroj të jemi shoqe për koëk, përjetë”, tha Çiljeta.

/Shqip.com