Kulturë

Zbulohet data e premierës së “House of the Dragon”

“House of the Dragon” është prequel-i i shumëpritur i serialit  “Game of Thrones”.

Bashkëkrijuesi i “House of the Dragon”, Ryan tha se ky serial ofron shumë për audiencën, megithatë ai dallon shumë nga origjinali. Ngjarjet në të ndodhin 170 vjet para të tjerave.

Sipas Ryan “House of the Dragon” ka një tregim shumë më intim.

“Ai paraqet një tragjedi greke, një familje që shkatërrohet. Por, bota në të dallon nga ajo e para. Tani Targaryens janë në pushtet, kanë 17 dragonj dhe kanë edhe qetësi”, tha Ryan.

Nëse seriali “House of the Dragon” do të ketë sukses, atëherë ka mundësi që edhe sezoni i dytë i tij të realizohet shpejt. Për këtë, Condal ka thënë se e mira e këtij seriali është se George R. R. Martin e ka shkruar librin, që do të thotë se kanë tërë materialin që u nevojitet.

Sezoni i dytë realizohet nëse audienca e pëlqen të parin. Ai mendon se kanë krijuar një serial origjinal, shumë interesant, që ofron shumë nga “Game of Thrones”, por se sa do të ketë sukses varet nga audienca.

Kujtojmë se seriali “House of the Dragon” do të debutohet në HBO më 21 gusht 2022.