Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit
Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në vend.

Gjatë kësaj jave parashihet mot me diell dhe me reshje shiu.

Njoftimi i plotë:

E hënë- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E mërkurë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë  deri mesatare nga jugperëndimi.

E enjte- Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E premte- Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile.

/Shqip.com