Sport Shqiptar

Xhudisti i njohur në kërkim të policisë

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka shpallur edhe zyrtarisht në kërkim, xhudistin Akil Gjakova.

Ai është duke u kërkuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

/Shqip.com