Sport Ndërkombëtar

Messin nuk ka kush e ndalë në Amerikë

Lionel Messi vijon sezonin me performanca të shkëlqyera në Amerikë me fanellën e Inter Miami.

Argjentinasi ishte protagonist aboslut për skuadrën e tij në fitoren 1-4 ndaj New England Revolution, skuadrës ku aktivizohet lojtari shqiptar Giacomo Vrioni.

Messi shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në drejtim të Luis Suarez.

Në fakt, ndeshja nuk nisi mirë për Inter Miamin duke qenë se pësuan që në minutën e parë, megjithatë mendoi kampioni i Botës për të barazuar në të 32-tën dhe për të kaluar në avantazh ekipin e tij në të 68-tën.

Në fundin e lojës, Inter Miami shënoi edhe dy gola, një prej të cilëve nga Suarez me asistin e Messit.

Për t’u theksuar se në këtë ndeshje Vrioni nuk ishte titullar, por u aktivizua në minutën e 72.

Pas kësaj fitoreje, Inter Miami mban vendin e parë në Konferencën e Lindjes me 21 pikë pas 11 ndeshjesh.

/Shqip.com