Wigan Athletic dënohet me heqje pikësh në kampionat

Wigan Athletic ish-klubi i Premierligës angleze, që tani gara bën në ranget e ulëta të futbollit në ishull, është dënuar me heqje të tri pikëve për shkak se nuk ka paguar futbollistët në muajin mars.
Wigan u akuzua dhe u sanksionua për mospërmbushje të kushteve të kontratave në qershor, korrik dhe tetor të vitit 2022, raporton BBC.
Tani sanksioni i pezulluar është shkaktuar sipas kushteve të vendimit të rënë dakord të marrë nga EFL (Liga e futbollit anglez) në janar.
Wigan Athletic e paralajmëroi vonesën e pagave në fillim të këtij muaji, por i arsyetoi vonesat për “çështjen e fundit të likuiditetit”, ndërkaq e përshkroi gjendjen financiare të klubit si “të fortë”.
Pronari Abdulrahman Al-Jasmi gjithashtu është akuzuar për sjellje të pahijshme dhe një komision i pavarur disiplinor do të merret me rastin.
Wigan ishte tashmë në fund të tabelës dhe heqja e tre pikëve i lë ata tetë pikë prapa Cardiffit që pozicionohet në vendin e katërt nga fundi.
/Shqip.com