Lajme

VIDEO/ Incidente para bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin bomba molotov, ndërhyn policia

Para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e katërt e thirrur nga opozita dhe aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve për korrupsion dhe abuzime me fondet publike.

Njësoj si në tre tubimet e para, edhe sot protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, tymuese, por nuk kanë munguar as frutat si mollë e portokalle.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe marrjen e tij të pandehur nga drejtësia.

Protesta e kësaj të premte është planifikuar të zgjasë në kohë, ndryshe nga tre të kaluarat që janë mbyllur brenda 60 minutave.

/Shqip.com