Sport Ndërkombëtar

Villarreali dhe Sevilla ndahen në paqe

Villarreal-Sevilla

Villarreali dhe Sevilla i kanë ndarë pikët.

Në derbin e zhvilluar në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga – këto dy skuadra kanë barazuar me rezultat 1-1.

Ishin mysafirët që e nisën më mirë takimin dhe arritën të shënojnë me anë të Torres – në minutën e tetë.

Por, vendasit nuk u dorëzuan.

Kur po zhvillohej minuta e 51-të, Baena realizoi për të baraspeshuar shifrat.

Deri në fund të takimit – të dy skuadrat u orvatën për të ndryshuar shifrat – por diçka e tillë nuk ndodhi.

Pas këtij barazimi – Villarreali gjendet në pozitën e gjashtë – me 11-të pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër – Sevilla mbetet në vendin e 15-të – me vetëm pesë pikë./Shqip.com