Rozë

Vijojnë debatet e ofendimet mes Egles dhe Julit

Juli dhe Egla vijojnë prej ditësh me ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Juli: Një grua dembele, një grua prepotente, një grua pisllëk komplet, larg qoftë me pas një grua si ti në shtëpi.

Juli: Një grua që lëshon mbathjet mes rrugës, lë pjatat atje, njeri që s’bën asnjë punë.

Egla: O mashtrues ordiner. O thashethemexhi, o që rri e kamuflohesh mbas njerëzve të tjerë, fol për vete, shih veten.

Juli: Egla ti komunikimin s’e ke, dështon me projektet e tua, s’di të pastrosh një herë. Do ta marësh Big Brother-in qyl, ti vjen dhe nuk thua mirëmëngjes.

Egla: Ik mbushu, mos të pafsha sytë, të të them ty mirëmëngjes, ti je një burrë që u qepesh grave në moral, që rri tre muaj pas fustaneve të grave, nuk bën asnjë punë dhe zgjohesh atëherë kur mendon se duhet dhe nxjerr fytyrën që ke.

/Shqip.com