Lajme

E rëndë në Tiranë/ Tre menaxherët e kioskave te sheshi “Skënderbej” dhunojnë barbarisht punonjësin, e morën zvarrë dhe e futën në kamion, më pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Tre nga menaxherët e kioskave në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, kanë dhunuar barbarisht një punonjës 20-vjeçar.

Raportohet se gjithçka nisi te fikja e dritave në një moment të dielën teksa po mbahej një koncert në shesh.

Përpos rrëmujës së madhe, menaxherë të kioskave kanë kuptuar që kanë dalë minus në xhirot e fitimeve të një nate më parë. Ata kanë nisur presionin ndaj punonjësve, duke pretenduar se u janë vjedhur shuma të mëdha parash.

Rreth 60 punonjësve u janë kërkuar të kthejnë paratë, por në veçanti tek njëri prej tyre, 20-vjeçari, tek i cili kanë dyshuar më shumë.

Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço e kanë marrë zvarrë, e kanë futur në një kamion, e kanë dhunuar, madje të riut i ka rënë të fikët. Edhe pasi është përmendur, e kanë dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre autorët kanë rënë në prangat e policisë, pas denoncimit të 20-vjeçarit.

Në kërkim rezulton një person tjetër.

Mësohet po ashtu se tre menaxherët janë të paqartë në deklarimet e tyre, pasi pretendojnë se u janë vjedhur njëri 10, tjetri 20 dhe i treti 70 milionë lekë të vjetra.

/Shqip.com