Rozë

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe Alisa Maloku, i kanë dhënë fund beqarisë.

Ata ditën e sotme (e diel) janë martuar në një ceremoni luksoze në Prishtinë.

Dyshja kanë ndarë fotografinë e tyre të parë si ‘burrë e grua’ në rrjete sociale.

Alisa duket e mrekullueshme në fustan të bardhë nusërie, gjersa Urimi me një kostum elegant.

Të ftuar në ceremoni kanë qenë edhe personazhe të famshme përfshirë modelen Xhuli Nura e Afërdita Paçarada.

Ka qenë Xhuli që ka publikuar foto nga dasma.

Të njëjtit për publikun u bënë të njohur që nga paraqitja e tyre në edicionin e parë të Big Brother.

/Shqip.com