Lajme

Vetura del nga rruga në Ferizaj, vdes shoferi

Ilustrim

Një person ka vdekur nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Softaj të Ferizajt.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 19:35, ku një veturë në lëvizje ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga ku edhe është aksidentuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura del jashtë rruge dhe aksidentohet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës” thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./SHQIP.com