Lajme

Konjufca në Gjykatën Speciale, viziton Rexhep Selimin

Foto ilustruese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Vizita e tij është bërë të shtunën që lamë pas.

Shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Ilir Kërçeli ka thënë për TV Dukagjinin se për shkak të kufizimeve të vendosura nga Gjykata Speciale për vizita dhe komunikime, Konjufca atje ka takuar vetëm ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.

“Pas kufizimeve të fundit. Po edhe në të kalumen nuk mundesh me u taku me të gjithë. Po me secilin specifikisht. Edhe kur kemi qenë bashkë ka qenë kështu. Por, tash janë edhe me të kufizuara takimet dhe është taku vetëm me Rexhen”, ka thënë Ilir Kërçeli, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

/Shqip.com