Lajme Gjykata Speciale

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në seancën e sotme pritet të dëshmoj një dëshmitar i ri, pasi te enjten e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari u dëgjua në seancë të mbyllur dhe zgjati vetëm gjatë sesionit të paradites të së enjtes, kurse pjesa tjetër e seancës u pezullua.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III nuk ka dhënë ndonjë shpjegim përveç se ka theksuar që seanca përfundoi.

Edhe DHSK përmes një njoftimi për media ka thënë se ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të.

/Shqip.com