Zelensky në Tiranë, Igli Hasani e priti në aeroportin e Rinasit/ Detajet e agjendës
Publikuar:
(28.02.2024 09:09:36)
Presidenti i Ukrainas, Volodymir Zelensky mbërriti në prag të mesnatës në Tiranë.
Në aeroportin e Rinasit, kreu i shtetit ukrainas është pritur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Zelensky, vendi i të cilit ndodhet në luftë prej dy vitesh me Rusinë, zhvillon për herë të parë vizitën në Shqipëri, në kuadër të një samiti për Ukrainën.

/Shqip.com