Lajme

Turma e dhunshme del jashtë kontrollit, jepen urdhra përmes mesazheve për të djegur qendrën tregtare Toptani

Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar, ndërsa raportohen episode dhune dhe përplasje në rrugët e kryeqytetit.

Në këtë klimë të tensionuar, pretendohet se përmes mesazheve janë dhënë thirrje për djegien e qendrës tregtare Toptani, duke ngritur shqetësime për përshkallëzimin e situatës dhe rrezikun për qytetarët dhe pronën.

Mesazhet janë shkëmbyer në aplikacionin Telegram. Aty jepen edhe porosi për akte vandale ndaj bizneseve private në Tiranë.

Në shënjestrës e turmës huligane që qarkullon në rrugët e kryeqytetit është vënë edhe Hotel Plaza, pak metra larg Toptanit.

©Shqip.com