Lajme

Protestuesi foli pro dialogut, dhunohet nga të tjerët dhe përfundon i shtrirë në tokë (VIDEO)

Një tension ka ndodhur mes protestuesve para Kryeministrisë.

Një protestues, i cili qëndronte te kryeministria prej mëngjesit, ka bërë thirrje për dialog kur mbërritën të tjerët, por si përgjigje ata e kanë goditur.

Protestuesi është i vetëdijshëm, por për momentin po qëndron i shtrirë në tokë.

Protestuesin e larguan dhe e vendosën në shkallët e kryeministrisë, ku ai vijoi të qëndronte i shtrirë, teksa të tjerët bënin thirrje kundër tij. Më pas, protestuesi u mor nga ambulanca.

©Shqip.com