Lajme

“Lista e Studentëve” fiton zgjedhjet parlamentare në Serbi, Vuçiç pranon humbjen

Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se Lista Studentore ka fituar zgjedhjet në Serbi, duke pranuar kështu humbjen.

“Ne nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Shumëkush do të habitet dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa dhe çfarë kanë shpikur. Dua t’ju informoj se, bazuar në kampionin e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Fitoren e ka siguruar lista e bllokadës studentore, e cila do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105. Asnjë subjekt tjetër nuk ka hyrë në parlament“, tha Vuçiç.

“Në fund, po, hungarezët e Vojvodinës kanë fituar 3 mandate, ndërsa shqiptarët një mandat, dhe e kam fjalën për SDA-në. Mos më merrni për fjalë. Sipas kampionit, ne kemi rreth 1 milion e 720 mijë vota, por kjo shifër nuk ka fare rëndësi në këtë moment. Ata kanë rreth 2 milionë e 200 mijë vota”, deklaroi Vuçiç.

©Shqip.com