Turqia i “përkulet” Dardanëve

“E treta e vërteta”.
Pas dy humbjeve nga Greqia, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore.
Dardanët kanë mposhtur Turqinë me rezultat 26-24.
Pas një ndeshje të fortë dhe me shumë emocione, Kosova arriti të dalë fituese në fund.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13-13, por në të dytën vendasit e treguan diferencën.
Kjo ndeshje u zhvillua në kaudër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2023.
Takimin e fundit, Kosova e kishte zhvilluar në Athinë – ku pësoi humbje me rezultat të ngushtë 26-25. Në total: dy humbje, një fitore.

Shpresat për një kualifikim tutje mbesin ende reale, ani pse diçka e tillë nuk është e lehtë.
Takimin e radhës do e zhvillojnë ndaj Belgjikës – me datë 15-të janar.
Përgaditjet për këtë fazë, Dardanët i kishin nisur qysh në muajin dhjetor, kur organizuan dy miqësore me Kuvajtin./Shqip.com