Sport Ndërkombëtar

“Trekendëshi i Bermudës”

Kroos, Casemiro dhe Modric

Të tre numërojnë nga pesë trofe të Ligës së Kampionëve në CV-në e tyre.

Të tre janë të pazëvndësueshëm në mesfushë dhe janë future në librat e historisë së Real Madrid.

Por, për sa para i siguruan “mbretërit” transferimet e Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiros.

Toni Kroos

Nach CL-Sieg: Real Madrids Toni Kroos bricht Interview ab - kicker

Kroos kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2014, teksa një vit më parë e fitoi Championsin me Bayern Munchen.

Madrilienët paguan 30 milionë euro për të.

Asokohe mund të dukej si një çmim astronomik, ama tashmë duket si një “vjedhje”.

32 vjeçari është ende në kulm të karrierës.

Luka Modric

Age defying Luka Modric will become the norm rather than the exception -  Managing Madrid

Modric nuk ishte emër i njohur si Kroos – para se të bashkohej me madrilienët.

Ai konsiderohej si futbollist me potencial – në Tottenham Hotssupur, ama tashmë është legjendë – dhe fitues i Topit të Artë.

Për magjikun nga Kroacia, “los blancos” nxorrën nga kuleta mbi 30 milionë paund.

Çdo qindarkë ia ka vlejtur.

Casemiro

Casemiro: "When you whistle for Bale, you whistle for the history of this  club" - Sports Finding

Teksa, qershia mbi tortë ishte transferimi i Casemiros.

Për mesfushorin nga Brazili – Real Madrid pagoi vetëm pesë milionë paund – që doli të jetë një nga transferet më të qëlluara ndonjëherë në historinë e skuadrës.

Numri pesë nuk po ka konkurëncë në repartin defanziv të mesfushës dhe ende po jep fryte.

Një largim nga “Santiago Bernabeu” nuk duket në planet e tij.