Sport Shqiptar

Trajneri i Clujit e vlerëson Ballkanin: Është surpriza e grupit

FC Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e fundit në kampanjën historike të sivjetme në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në Grupin G e luan të enjten.

Në “Stadionul Dr. Constantin Radulescu”, Ballkani është mysafir i Clujit të enjten nga ora 18:45.

Cluj ka nevojë vetëm për fitore nesër në rast se e do kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.

Lexo edhe:
Ballkani niset për Rumani, nesër e përfundon aventurën evropiane me ndeshjen ndaj CFR Cluj

Andaj trajneri i skuadrës rumune, Dan Petrescu e konsideron Ballkanin skuadër të fortë duke thënë se suharekasit “kanë shënuar gjashtë gola si mysafir” – ndaj Sivassporit (3:4) dhe Slavia Pragës (3:2).

“Shansi ynë i vetëm është të fitojmë, por Ballkani është një skuadër që ka shënuar gjashtë gola si mysafir, ndaj Sivassporit dhe Slavias”, ka thënë Petrescu para ndeshjes pwr mediet rumune, shkruan Shqip.com.

“Është e qartë se do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Nuk jemi skuadër e përsosur për të fituar ndeshje pas ndeshje, ndonjëherë edhe humbasim. Ballkani është surpriza e këtij grupi”, pohoi Petresku.

Ballkani pas ndeshjeve të pesta në Grup ndodhet e fundit në tabelë me 4 pikë.

Sivasspor ndodhet e para me 19 pikë Cluj e dyta me 7 aq sa ka edhe Slavia e Pragës në vendin e tretë.

/Shqip.com