Sport Ndërkombëtar

Enrique nuk ka fjalë për humbjen, Mbappe: E marr unë përgjegjësinë

Të pafat, por të mposhtur në të dy sfidat. Luis Enrique e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura pas një eliminimi të tillë.

“Është një moment shumë i trishtë, i pabesueshëm. Në dy ndeshje kemi goditur 6 herë shtyllën, 31 gjuajte në kuadrat, por sërish nuk arritëm të shënonim, kjo është një gjë me të vërtetë e pabesueshme, por ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë. Komplimente Borusjas”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

Kurse, Kylian Mbappe, theu heshtjen, duke treguar edhe me sulmuesin francez që u përpoq të shpjegonte se çfarë i mungoi PSG: “Duhet të shënonim, na mungoi goli. Kishim shumë raste, por kur nuk je efikas bëhet e vështirë. Unë mendoj se jo çdo gjë duhet hedhur poshtë. Ky ekip dha gjithçka, u përpoq të bënte krenar tifozët, por nuk ia doli dot. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, pasi kemi edhe një finale për të luajtur(Kupën e Francës) A ndihem përgjegjës? Unë u përpoqa të ndihmoj skuadrën time me aq sa mundesha. Me sa duket nuk mjaftoi. Kur flitet për efikasitet, flitet gjithnjë për mua. Unë jam ai që duhet të shënojë gol, të jem deciziv. Kur gjërat shkojnë mirë, jam unë ai që merr meritat, kur nuk funksionojnë marr vërejtjet, nuk ka asnjë problem për këtë, kështu e ka jeta”, u shpreh Mbappe.

/Shqip.com