Sport Ndërkombëtar

Parashikohen bum të ardhurash në Euro 2024

UEFA parashikon të ketë të ardhura të larta nga Euro 2024.

Unioni Europian i Shoqatave të Futbollit pret që të arkëtojë 2,4 miliardë euro nga turneu që do të mbahet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

Një shumë kjo rreth 400 milionë euro më e lartë se në Euro 2020.

Paratë do të vijnë nga e drejta televizive ajo tregtare, sporsorët apo biletat.

Rreth 65 milionë euro do të shkojnë si tatim për shtetin gjerman.

UEFA bëri të ditur se pjesa dërrmuese e të ardhurave nga Kampionati Europian do t’u jepet federatave anëtare në projekte të ndryshme në zhvillimin e futbollit në 4 vitet e ardhshëm pa harruar këtu edhe 331 milionë euro për ekipet pjesëmarrëse në formë bonusi.

/Shqip.com