Lajme Ballkan

Tragjedia në Cetinje, Abazoviq: Mali i Zi nuk do ta harrojë kurrë

Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Cetinje ku një 34 vjeçar qëlloi me armë zjarri ku si pasojë kanë humbur jetë të paktën 10 njerëz.

Ai nëpërmjet një postimi në platformën Telegram shkruan se “Mali i Zi nuk do ta harrojë këtë tragjedi”.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, është shprehur Abazoviq.

Ai shtoi se Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie.

Lexo edhe:
Tragjedi në Cetinje: Vrau gjithë familjen dhe pastaj doli në rrugë duke vrarë kalimtarët

Sot në Cetinje të Malit të Zi raportohet se 34-vjeçari Vuçko Boriloviq vrau gjithë familjen e tij, e më pas doli në rrugë dhe vrau me armë njerëz një nga një dhe disa prej tyre u plagosën.

Bëhet e ditur se policia më pas e vrau sulmuesin Vuçko Boriloviq. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave para se të vritej nga policia.

Sipas raportimeve, rreth orës 16:00 ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëqytetarëve të tij prapa ndërtesës së qeverisë./Shqip.com