Lajme Ballkan

Tragjedi në Cetinje: Vrau gjithë familjen dhe pastaj doli në rrugë duke vrarë kalimtarët

Sot në Cetinje të Malit të Zi raportohet se 34-vjeçari Vuçko Boriloviq vrau gjithë familjen e tij, e më pas doli në rrugë dhe vrau me armë njerëz një nga një dhe disa prej tyre u plagosën.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, kurir.rs shkruan se më shumë se 11 persona humbën jetën në këtë masakër, mes tyre edhe fëmijë dhe një zyrtar policor.

Bëhet e ditur se policia më pas e vrau sulmuesin Vuçko Boriloviq. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave para se të vritej nga policia.

Sipas raportimeve, rreth orës 16:00 ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëqytetarëve të tij prapa ndërtesës së qeverisë.

Besohet se shkaku ka të ngjarë se ndodhi pas një konflikti familjar.Policia e atjeshme ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar.

Qendra Klinike në Pogoricë

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga terreni, pas masakrës në Cetinje, Qendra Klinike në Podgoricë është nën rrethim. Siç mësojmë, policë me gypa të gjatë po ruajnë spitalin ku u sollën disa nga të plagosurit në festën e përgjakshme./Shqip.com